PSG shpëton në fund ndaj Lille, nga 2-0 në 2-2 me gola në minutat shtesë





Paris Saint-Germain ka arritur të shmangë humbjen në fundin dramatik të përballjes me Lille, duke e mbyllur ndeshjen e javës së dytë të Ligue 1 në barazim 2-2.

Skuadra vendase e nisi takimin më kërkuese dhe zhbllokoi rezultatin në minutën e 21-të. Hakon Arnar Haraldsson përfitoi nga kombinimi me Olivier Giroud dhe dërgoi topin në rrjetë për avantazhin 1-0.

PSG krijoi raste për të rikthyer ekuilibrin, por Lille e ruajti epërsinë deri në përfundim të pjesës së parë dhe në minutat e para pas pushimit. Në këtë fazë, Luis Enrique vendosi të aktivizojë Khvicha Kvaratskhelian.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo