Prokuroria dhe Policia vihen në kërkim të personit që bëri thirrje në Kuvend për “pushkatimin” e Ramush Haradinajt

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar pasi një mërgimtar në Kuvendin e Kosovës e ka kërcënuar me pushkatim deputetin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme (NJHP), për identifikimin e personit të dyshuar dhe ndërmarrjen e veprimeve urgjente lidhur me këtë rast.

Në Kosovë gjatë tërë ditës ka pasur reagime për kërcënimin që mori Haradinaj.
Kumtesa e Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë ndërmerr veprime urgjente lidhur me kërcënimin ndaj deputetit R.H

Prishtinë, 12 Gusht 2026 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, pas pranimit të informatave lidhur me një deklaratë përmes së cilës dyshohet se është kërcënuar deputeti R.H., Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme (NJHP), për identifikimin e personit të dyshuar dhe ndërmarrjen e veprimeve urgjente lidhur me këtë rast.

Ndërkohë, Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të bashkëpunoj ngushtë me Policinë e Kosovës, me qëllim të identifikimit të personit përgjegjës, zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e mëtejme, konform dispozitave ligjore në fuqi.

PDK njofton për konferencë në ora 7:30 të mëngjesit, s’e tregojnë arsyen
Read more

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo