TETOVË – Një automjet Mercedes me targa të Tetovës është dëmtuar nga një plumb qorr.
Tetovasot raporton se automjeti në pronësi të A.A. (47) nga fshati Rakovec ishte goditur një natë më parë, ndërsa policia ka kryer këqyrjen dhe ka sekuestruar plumbin për ekspertizë.