Një përleshje fizike në një shtëpi pushimi në fshatin Radozhdë të Strugës ka çuar në zbulimin e lëndëve narkotike, raporton Tetovasot.
Policia arrestoi katër persona, pasi tre prej tyre dyshohet se sulmuan fizikisht pronarin e shtëpisë, D.D. (37), duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia gjeti një substancë pluhurore të bardhë. Me urdhër të prokurorit u krye bastisje në objekt, ku u sekuestrua edhe marihuanë.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.