Përleshje me thikë para një lokali në Tetovë, dy të rinj të plagosur – tre persona të arrestuar





Një përleshje e dhunshme me përdorimin e thikës ka ndodhur mbrëmjen e së premtes para një objekti hotelierik në Tetovë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas SPB Tetovë, ngjarja është raportuar më 7 gusht rreth orës 23:50 në rrugën “Boris Kidriç”, ku dy grupe personash janë përleshur fizikisht, ndërsa gjatë konfliktit është përdorur edhe thikë.

Si pasojë, plagë nga mjeti i mprehtë kanë marrë E.M. (20) dhe A.R. (20), të dy nga fshati Kamjan.

Pas veprimeve policore, më 8 gusht në ora 01:25 është arrestuar A.R. (20) në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa pak minuta më vonë janë paraqitur vetë në polici edhe H.Sh. (22) nga Novo Sella dhe A.B. (23) nga Pallçishti i Epërm, të cilët gjithashtu janë arrestuar.

Policia njofton se po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në incident. Pas zbardhjes së plotë të rastit do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

Raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo