Pamje spektakolare nga stërvitja amerikane/ Raketat godasin një anije 40,000 tonëshe dhe shkaktojnë shpërthime të fuqishme (VIDEO)
Pamje spektakolare janë regjistruar gjatë një prej stërvitjeve më të mëdha detare të zhvilluara në kuadër të RIMPAC 2026, ku anija sulmuese amfibe amerikane USS Peleliu (LHA-5) u përdor si objektiv për fundosje në brigjet e Havait.
Anija, e nxjerrë prej kohësh nga përdorimi dhe me një peshë prej rreth 40 mijë tonësh, u godit nga një seri armësh gjatë stërvitjes SINKEX, e cila simulon skenarë të sulmeve ndaj anijeve në kushte reale luftarake.
Pamjet tregojnë momentet kur shpërthime të fuqishme ndodhin në bord, ndërsa anija amerikane përballet me goditje të njëpasnjëshme.
Mes armëve të përdorura ishin edhe dy raketa kundër anijeve Harpoon, të lëshuara nga një nëndetëse, të cilat goditën drejtpërdrejt USS Peleliu.
Anija u vu gjithashtu në shënjestër nga sisteme të ndryshme armësh të përdorura nga forcat aleate, përfshirë ato të Spanjës dhe Japonisë.
Shikoni videon :
Një tjetër element i veçantë i stërvitjes ishte përdorimi i një anijeje sipërfaqësore pa pilot (USV), e cila u përdor për të goditur objektivin në një skenar të ngjashëm me sulmet “kamikaze”.
Sipas të dhënave të publikuara për stërvitjen, përdorimi i një USV për të sulmuar një anije objektiv përbën rastin e parë të këtij lloji në një stërvitje SINKEX të SHBA-së.
RIMPAC është një nga stërvitjet më të mëdha detare shumëkombëshe në botë dhe zhvillohet në zonën e Havait, duke mbledhur forca detare nga SHBA-ja dhe vende të ndryshme aleate e partnere.
SINKEX: Two submarine-launched Harpoon missiles hitting the decommissioned USS Peleliu (LHA-5) during a sinking exercise off Hawaii during RIMPAC 2026 Exercise.
The nearly 40,000-ton ship also took hits from Spanish, Japanese, and allied weapons, plus a kamikaze USV — a first… pic.twitter.com/oi9qcVPP4i
— Clash Report (@clashreport) August 13, 2026