Në prag të Ditës Botërore të Dhurimit të Organeve, Ministria e Shëndetësisë kumtoi historinë e një familjeje që, përballë dhimbjes së humbjes, mori një vendim human dhe dha pëlqimin për dhurimin e organeve, duke u mundësuar dy pacientëve një mundësi të re për jetë.
Ministri Sasho Klekovski theksoi se çdo transplantim është dëshmi e forcës njerëzore për të menduar për të tjerët edhe në momentet më të vështira, ndërsa koordinatorja kombëtare për transplantim, prof. dr. Biljana Kuzmanovska, tha se pas çdo transplantimi qëndron një vendim që e bën të mundur një jetë të re. Me rastin e 13 gushtit, autoritetet u shprehin mirënjohje të gjitha familjeve që kanë zgjedhur të dhurojnë jetë.