Nis fushata “Infantino ik” në FIFA

Kur të rrëshqet këmba, të gjithë të vihen kundër.

Presidenti I FIFA-s, Xhani Infantino, po përjeton momentet më të vështira që kur u zgjodh në krye të organizatës, ndërsa po kërkohet largimi I tij.

E gjitha kjo, pasi zvicerani u detyrua të hiqte dorë nga projekti I tij për të përfshirë aksionerë privatë në organizimin e Kupës së Botës, duke u dhënë 20 për qind të aksioneve në një sipërmarrje të re.

UEFA mbajti flamurin e kryengritjes kundër tij, ndërsa hapi I radhë është për ta larguar nga kreu I FIFA-s.

Thirrjet kanë ardhur edhe nga selia e presidentit Çeferin, edhe nga federata të ndryshme si ajo spanjolle, por edhe nga CONCACAF, Konfederata e Futbollit e Amerikës Qendore dhe Veriore.

Sulmet kundër Infantinos janë pikërisht për projektin e tij për ta komercializuar Kupën e Botës, dhe për të përfshirë privatët, ndërsa flitej për një kompani amerikane të vëllait të dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Tramp.

Sipas UEFA-s, CONCACAF-it dhe të tjerëve, presidentit I FIFA-s duhet të japë sqarime se përse e pati këtë ide, nga e cila u detyrua të tërhiqej.

Sipas informacioneve, shumica e anëtarëve të FIFA-s, 143 federata, ishin kundër, dhe Infantino konsiderohet I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin botëror.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo