NGA REFORMAT POLICORE TE REZULTATI I SOTËM – NJË SINJAL QË NUK DUHET TË INJOROHET





Irfan Muharemi

Si doktor i shkencave të sigurisë dhe studiues i reformave policore dhe i transformimit të sektorit të sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndiej përgjegjësi profesionale dhe morale të reagoj ndaj zhvillimeve të fundit lidhur me konkursin për pranimin e nxënësve në Shkollën e Mesme Policore „7 Maji“.
Për një ekspert të fushës së sigurisë, ky nuk është thjesht rezultat i një konkursi apo një çështje administrative. Përzgjedhja e gjeneratave të reja të kuadrove policore është çështje me rëndësi strategjike, sepse struktura e tyre sot do të ndikojë në përbërjen dhe kapacitetet e policisë në vitet që vijnë. Që nga pavarësimi i shtetit deri te zhvillimet e vitit 2001 dhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit, përfaqësimi i shqiptarëve në polici ishte jashtëzakonisht i ulët. Në fillim të viteve ’90, përfaqësimi i shqiptarëve në polici ishte rreth 2%. Pas vitit 2001 filloi një proces i rëndësishëm reformimi i sektorit të sigurisë, i mbështetur edhe nga partnerët ndërkombëtarë, me synim krijimin e institucioneve më profesionale, më gjithëpërfshirëse dhe më përfaqësuese. Ky proces reformues solli një ndryshim të rëndësishëm në përfaqësimin e shqiptarëve në polici. Në rekrutime të mëvonshme u arritën nivele rreth 25%, ndërsa shqiptarët filluan të përfaqësohen gjithnjë e më shumë edhe në strukturat drejtuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ky progres ishte rezultat i një procesi të gjatë institucional dhe politikash të orientuara drejt përfaqësimit të drejtë, të mbështetura edhe nga faktori ndërkombëtar. Prandaj, ruajtja e këtij progresi është po aq e rëndësishme sa edhe vazhdimi i reformave për rritjen e profesionalizmit. Në këtë kuadër duhet parë edhe rikthimi i Shkollës së Mesme Policore „7 Maji“. Shkollimi policor i këtij niveli ka ekzistuar edhe më herët, por pas ndryshimeve ligjore kjo formë e arsimit policor ishte ndërprerë. Rikthimi i saj, sipas vlerësimit tim profesional, është një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes së kuadrove më të arsimuara, më të trajnuara dhe më profesionale. Këtë reformë e mbështes. Është në interes të shtetit që zyrtarët policorë të së ardhmes të kenë arsimim më të mirë, trajnim më cilësor dhe kompetenca më të avancuara profesionale. Por ngritja e profesionalizmit nuk duhet të shoqërohet me regres në përfaqësimin e shqiptarëve. Sipas të dhënave të publikuara për konkursin e fundit, nga 310 nxënës të pranuar në Shkollën e Mesme Policore „7 Maji“, vetëm 9 janë shqiptarë. Nëse kjo e dhënë është e saktë, bëhet fjalë për më pak se 3% të të pranuarve. Ky rezultat kërkon një analizë serioze dhe transparente. Nuk kontestoj profesionalizmin e kandidatëve të pranuar dhe as të drejtën e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera për të konkurruar dhe për t’u përzgjedhur mbi bazën e meritës. Por duhet të shtrojmë një pyetje të arsyeshme: Si arritëm në një rezultat kaq disproporcional, kur proceset e mëparshme reformuese kishin synuar dhe kishin arritur një përfaqësim dukshëm më të lartë të shqiptarëve në polici? Për këtë arsye, është e nevojshme që institucionet të bëjnë transparente të dhënat e procesit: * Sa shqiptarë kanë aplikuar? * Sa prej tyre i kanë kaluar fazat e ndryshme të përzgjedhjes? * Në cilat faza janë eliminuar kandidatët shqiptarë? * Cilat kanë qenë kriteret dhe rezultatet e vlerësimit? * Si janë formuar komisionet e përzgjedhjes? * Kush i ka emëruar anëtarët e tyre dhe mbi çfarë kriteresh? * A është analizuar ndikimi afatgjatë i këtij rezultati në përfaqësimin e shqiptarëve në MPB? Këto janë pyetje legjitime dhe nuk duhet të interpretohen si kërkesë për privilegj apo ndërhyrje politike në proces. Përfaqësimi i drejtë dhe profesionalizmi duhet të ecin së bashku. Në këtë pikë duhet të shtrohet edhe çështja e përgjegjësisë institucionale të funksionarëve shqiptarë që kanë pasur kompetenca dhe autorizime në këtë proces, përfshirë zëvendësministrin, zëvendësdrejtorin e Byrosë për Siguri Publike dhe funksionarët e tjerë me përgjegjësi të drejtpërdrejta në MPB. Pyetja nuk është nëse duhet të ndërhyhet për të favorizuar kandidatë që nuk i plotësojnë kriteret. Përkundrazi. Pyetja është nëse këta funksionarë kanë ndërmarrë në kohë të gjitha veprimet që kanë qenë në kompetencën e tyre për të garantuar një proces profesional, transparent dhe të harmonizuar me parimet e përfaqësimit të drejtë. Nuk kam informacion të plotë dhe të verifikuar për përbërjen e komisioneve të seleksionimit dhe, për këtë arsye, nuk do të spekuloj me emra apo të bëj akuza individuale. Por pikërisht për këtë arsye duhet të kërkohet transparencë institucionale. Përgjegjësia nuk fillon vetëm me publikimin e listës së kandidatëve të pranuar. Ajo fillon me planifikimin e procesit, përcaktimin e kritereve, organizimin e përzgjedhjes, formimin e komisioneve dhe mbikëqyrjen e gjithë procedurës. Dhe këtu duhet të mësojmë nga e kaluara. Nëse lejojmë që kjo situatë të kalojë pa analizë dhe pa korrigjim, në të ardhmen mund të përballemi me një

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo