Netanyahu kundër shtetit palestinez: Për sa kohë të jem kryeministër, nuk do të krijohet





Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar planin me 15 pika për Gazën dhe ka bërë të qartë se nuk mbështet krijimin e një shteti palestinez gjatë kohës që ai drejton qeverinë e Izraelit. Gjatë mbledhjes së kabinetit, Netanyahu tha se Izraeli nuk do të pranojë krijimin e një shteti palestinez, duke përfshirë Gazën dhe Bregun Perëndimor.

“Për sa kohë që unë do të jem kryeministër, nuk do të krijohet kurrë një shtet palestinez. As në Gaza dhe as në Jude e Samari (Bregun Perëndimor). As një ‘Fatahstan’ dhe as një ‘Hamastan’”, u shpreh ai

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo