Në Serbi arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut i dyshuar si vrasës me pagesë

Policia serbe ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut në afërsi të Pribojit, nën dyshimin se ka hyrë në Serbi si i angazhuar për kryerjen e një vrasjeje me porosi, njoftoi media serbe „Telegraf“, duke iu referuar burimeve policore.

​Tani për tani nuk ka informacione zyrtare se kush duhej të ishte caku i likuidimit të planifikuar, ndërsa hetimi duhet t’i përcaktojë të gjitha rrethanat rreth rastit.

​Sipas informacioneve që transmeton kjo media, i dyshuari dyshohet se paska qenë i regjistruar nga shërbimet e sigurisë si vrasës me pagesë i cili ka punuar për klanin Kavaç. Ai, sipas të njëjtave burime, më parë është lidhur edhe me tentativën për vrasjen e Marko Ljubiša Kan.

​Këto pretendime hëpërhë nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

​„Telegraf.rs“ raporton se për likuidimin e planifikuar, të dyshuarit dyshohet se i është paguar paraprakisht një sumë e konsiderueshme parash. Nuk bëhet e ditur se për çfarë shume bëhet fjalë.

​Pas marrjes së njohurive operative se në zonën e Pribojit ndodhet një i dyshuar i rrezikshëm, policia ka angazhuar forca të përforcuara dhe ka bllokuar terrenin. Aksioni ka përfunduar me arrestimin e tij.

​Hetimi duhet të tregojë se kush ishte caku i pretenduar, por edhe nëse i dyshuari pas hyrjes në Serbi ka pasur mbështetje logjistike. Po verifikohen lokacione të mundshme dhe persona që mund t’i kenë ndihmuar në përgatitjen e veprës penale të planifikuar.

​Shtetasit të Maqedonisë së Veriut i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh, pas së cilës, sipas informacioneve të medias serbe, me kallëzim penal duhet të del para prokurorisë kompetente.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo