Ndalohet 67 vjeçari nga Manastiri pasi dyshohet se shkaktoi zjarr





MPB Maqedoni njofton se dje (16.08.2026), në orën 15:40, nëpunës policorë të SPB Manastir e kanë privuar nga liria B.S. (67) nga Manastiri.

Ai dyshohet se rreth orës 12:35 ka shkaktuar një zjarr në rr. “4 Nëntori” në Manastir, me ç’rast ishin përfshirë bari i thatë dhe paletat e drurit në depon e mëparshme të tij.

“Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga Manastiri, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Një ekip i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo