Muzikë klasike në Sheshin “Skënderbeu” – Komuna e Çairit me mbështetje për edicionin e 14-të të “Skenës së Muzikës Serioze”
Sonte, e mërkurë, 19 gusht, me fillim në ora 20:30, në Sheshin “Skënderbeu”, do të mbahet koncert i muzikës klasike në kuadër të edicionit të 14-të të festivalit “Skena e Muzikës Serioze”.
Festivali, i cili tradicionalisht realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, këtë vit merr mbështetje edhe nga Komuna e Çairit, si pjesë e angazhimeve për pasurimin e ofertës kulturore dhe krijimin e përmbajtjeve të reja në Sheshin “Skënderbeu” dhe në Çarshi.
Me mbështetjen e ngjarjeve kulturore dhe artistike në ambient të hapur, Komuna e Çairit synon që këto hapësira të rëndësishme publike të jenë vende edhe më dinamike për takim, kulturë dhe përjetim të përbashkët, të qasshme për qytetarët dhe vizitorët e qytetit.
Koncerti i “Skenës së Muzikës Serioze” është edhe një mundësi që publiku të shijojë një program cilësor muzikor në ambientin autentik të Sheshit “Skënderbeu” dhe Çarshisë.
Ngjarja fillon në ora 20:30, ndërsa hyrja është e hapur për të gjithë vizitorët e interesuar.