Gostivar – Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën rajonale Gostivar–Padalishtë.
Siç raporton Tetovasot, 29-vjeçari M.V. nga fshati Strajanë, duke drejtuar motoçikletën “Honda”, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë.
Ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për mjekim në Qendrën Mjekësore të Gostivarit.
Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.