Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me të dhënat e fundit për ndërtimtarinë, tha se nëse shikohen të gjithë parametrat, do të arrihet në përfundimin se ndërtimtaria ka rritje prej 30 për qind në pjesën e lejeve të lëshuara për ndërtim.
„Ekonomia është një nga prioritetet kryesore të kësaj Qeverie. Si pjesë e ekonomisë është edhe ndërtimtaria, natyrisht. Dhe kur t’i shikoni parametrat e fundit, do të arrini në përfundimin se ndërtimtaria rritet me një normë më të madhe se 30% në pjesën e lejeve të lëshuara për ndërtim, por ajo që veçanërisht na inkurajon është edhe vlera e punëve që do të realizohen në ndërtimtari, e cila gjithashtu është mbi 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një nga shtytësit e zhvillimit ekonomik është ndërtimtaria dhe pres të ketë ndikim serioz pozitiv, ndikim serioz pozitiv në rritjen e bruto prodhimit vendor të shtetit.“