Mickoski: Në çdo kohë jemi të gatshëm ta mposhtim LSDM-në në zgjedhje





Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në edicionin informativ të TV Sitel, tha se Qeveria ka mandat nga qytetarët për 4 vjet, por nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, atëherë ai është i gatshëm të caktojë takim liderësh, të caktojë një datë dhe përsëri ta mposhtë LSDM-në.

„Qëndrimi im dhe qëndrimi i kësaj Qeverie është i njohur për opinionin dhe ai është se ne kemi marrë mandat nga qytetarët për 4 vjet dhe mandati përfundon në pranverën e vitit 2028, ndërsa ende kemi një Qeveri teknike, që do të thotë se fundi i mandatit të kësaj Qeverie politike do të duhej të ishte diku rreth fundit të vitit 2027. Çfarë mund të na bëjë të ndryshojmë mendje? Është logjike që opozita të dëshirojë të jetë Qeveri. Pse? Sepse mendon se është më e mirë se Qeveria. Nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, atëherë ne gjithmonë, si Qeveri, jemi të dakorduar që të ulemi në një takim liderësh, të dakordojmë një datë dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Natyrisht, nuk do të ikim. Prandaj them se mandati ynë është për 4 vjet dhe për kaq kohë kemi marrë mbështetjen e qytetarëve për të realizuar reformat. Por, nëse opozita na sfidon, normalisht se nuk do të ikim në mënyrë qyqare nga zgjedhjet, përkundrazi, ne jemi të gatshëm në çdo kohë të dalim dhe t’i mposhtim“, deklaroi Mickoski.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo