Mickoski me mesazh për festën “Fjetja e Hyjlindëses së Shenjtë”: Bashkimi është forca dhe e ardhmja jonë
“Do të më lejoni fillimisht t’ua uroj festën e madhe të krishterë ortodokse të gjithë besimtarëve që e kremtojnë sot, të krishterëve ortodoksë, ndërsa të gjithë qytetarëve t’u uroj shëndet, lumturi dhe sukses për ta dhe familjet e tyre. Gjithashtu, do të doja t’u uroj minatorëve, pasi kjo është dita e tyre, punë të mbarë kur hyjnë në galeritë minerare dhe t’u uroj punë normale dhe të sigurt, punë që do të nënkuptojë një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe për Maqedoninë.
Tradicionalisht, sot jemi këtu në Berovë së bashku me bashkëpunëtorët e mi, me qytetarët e Berovës, ndërsa shoh se, në thelb, ka qytetarë nga e gjithë Maqedonia, kështu që është gjithmonë kënaqësi të jesh pikërisht këtu në këtë ditë dhe ta shënojmë këtë ditë me një, do të thosha, mesazh që bashkon, që nënkupton bashkim — në fakt, kjo është edhe dëshira ime si Kryetar i Qeverisë.