Mickoski: Kemi marrë vendim për uljen e çmimeve të pajisjeve të materialit shkollor për ta lehtësuar barrën mbi buxhetin familjar
Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot, duke iu përgjigjur në pyetje gazetareske, theksoi se Qeveria ka marrë vendim për uljen çmimeve të pajisjeve të materialit shkollor para fillimit të vitit të ri shkollor për 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe deri në 15 për qind në tregtinë me pakicë, me çka, siç tha, të lehtësohet barra mbi buxhetin familjar të prindërve.
“Para dy ditësh, në mbledhje qeveritare, kemi marrë vendim për uljen e çmimeve në tregtinë me shumicë për 10 për qind, dhe në tregtinë me pakicë deri në 15 për qind. Dhe këtu janë të përfshira të gjitha pajisjet e materialit shkollor. Gjithçka që hyn në pajisje të materialit shkollor – nga fletore, lapsa, stilolapsa, goma, blloqe, çanta – e gjithë kjo është e përfshirë me këtë vendim dhe duhet qartë të jetë e shënuar, e brenduar. Ky vendim do të zgjasë deri më 30 shtator. Presim që në këtë mënyrë, para fillimit të vitit shkollor, prindërve t’ua lehtësojmë këto ditë të para shkollore, domethënë të mund të gjenerohet kursim në buxhetin familjar. Dhe vlerësojmë se si qeveri kjo bëjmë është e dobishme,” tha Mickoski.