Mickoski: Janë ndarë banesat e reja sociale në Dibër, vazhdojmë me investime në projekte për qytetarët

Për mua paraqet nder dhe kënaqësi të veçantë të jem sot këtu në Dibër dhe që kam mundësinë, në mënyrë simbolike, përmes dorëzimit të çelësave një familjeje përfituese të një banese të këtillë, të shënoj vënien në përdorim të këtij objekti banesor, i cili do të jetë e ardhmja e shumë personave, e shumë familjeve që do ta shfrytëzojnë këtë objekt banesor. Unë mund t’u uroj shumë fat dhe shëndet, para së gjithash dhe që sa më gjatë t’i gëzojnë këto shtëpi dhe t’u sjellin paqe, t’u sjellin qetësi dhe t’u sjellin ngushëllim atëherë kur të kenë nevojë, ndërsa ne, si Qeveri, do të vazhdojmë edhe në periudhën që vijon të investojmë edhe më tej në projekte të këtilla.

Dëshiroj ta falënderoj drejtorin, i cili me punën e tij të përkushtuar dhe ekipin që ka rreth vetes, ja, po realizon dhe përmbush projekte – diçka që është shumë e rëndësishme. Gjithashtu, dëshiroj ta falënderoj edhe kryetarin e komunës për punën që e bën këtu në Dibër, të gjithë ata që e mbështesin punën në kuadër të Këshillit, punën e kryetarit të komunës, administratën, natyrisht, pa të cilën këto projekte nuk mund të realizohen, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transportit, si dhe kolegët nga Qeveria që i mbështesin këto projekte.

Ne, si Qeveri, u obliguam se do të realizojmë projekte për qytetarët. Fatkeqësisht, nuk mund ta zgjidhim brenda natës diçka që për dekada të tëra është lënë pas dore, por po përpiqemi, po përpiqemi t’i realizojmë ato prioritete, të mos krijojmë probleme të reja, ndërsa një pjesë të sfidave të trashëguara tashmë po i zgjidhim. Njëra nga ato sfida është edhe ky objekt, por edhe të gjitha ato 22-23 projekte që i përmendi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, të cilat së bashku me kryetarin e komunës po i punojmë dhe po i zgjidhim këtu në Komunën e Dibrës.

Përndryshe, Maqedonia po ndërtohet. Kemi më shumë se 1.200 kantiere ndërtimi në mbarë shtetin dhe kjo është mirë. Planifikojmë që edhe vitin e ardhshëm, si Qeveri, përmes decentralizimit të mjeteve nga buxheti, të financojmë projekte në komuna.

Kështu që edhe një herë, falënderim për të gjithë këta njerëz që janë sot me ne, ndërsa përfituesve të banesave edhe një herë ua uroj dhe u dëshiroj edhe shumë momente të bukura t’i kalojnë në to.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo