Lëshohet në përdorim salla e re sportive në SH.F. „ Krume Kepeski “ në Pripor





Në objektin rajonal të shkollës fillore „Krume Kepeski“ në Pripor, Komuna e Kisella Vodës, sot u
lëshua në përdorim salla e re sportive për të cilën, përmes thirrjes së Qeverisë për realizimin e
projekteve kapitale infrastrukturore në komuna, vitin e kaluar u ndanë rreth 20 milionë denarë.
Objekti sportiv me sipërfaqe prej 500 m² mundëson kushte bashkëkohore për realizimin e mësimit të
arsimit fizik dhe do të kontribuojë në rritjen dhe zhvillimin e duhur të shumë gjeneratave.
Në ceremoninë e hapjes në prani të kryeministrit Prof.Dr. Hristijan Mickoski dhe kryetares së
komunës Beti Stamenkoska Trajkoska, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska,
duke uruar për përfundimin me sukses të investimit, theksoi se Qeveria ka strategji për arsim më
cilësor, ndërsa një nga prioritetet është modernizimi i përshpejtuar i infrastrukturës arsimore.
„Do të rikujtoj se gjatë dy viteve kemi realizuar cikël investimesh prej mbi 70 milionë euro në 90
projekte infrastrukturore në arsim. Ky projekt është një prej tyre, ndërsa këtu në Kisella Vodë,
aktualisht jemi duke ndërtuar sallë sportive në kuadër të SH.F. „Kuzman Josifovski – Pitu“ dhe po
rinovojmë sallat sportive në kuadër të objektit qendror të SH.F. „Krume Kepeski“ dhe në kuadër të
SH.F. „Kuzman Shapkarev“ në Draçevë“, theksoi Janevska.
Ajo informoi se së shpejti do të fillojë realizimi i tre projekteve të reja.
„Për të futur konceptin e mësimit efektiv me një turn në të gjithë territorin e Kisella Vodës, do të
mbështesim zgjerimin e kapaciteteve të tri shkollave fillore. E para është objekti qendror i „Krume
Kepeski“, e dyta është „Kuzman Shapkarev“ në Draçevë, ndërsa e treta është „Rajko Zhinzifov“ në
Pintijë. Në të tria shkollat do të shtojmë nga 6 klasa. Aktivitetet në shkollën e parë do të fillojnë nga
fundi i këtij viti, ndërsa në dy të tjerat në pranverën e vitit të ardhshëm“, shtoi ministrja.
Ministrja gjithashtu përcolli mesazhin që salla e re sportive të përdoret në mënyrë intensive, por edhe
me përgjegjësi, në mënyrë që, siç potencoi, të jetë vend për krijimin e kujtimeve, për sport, arritjen e
sukseseve dhe rekreacionin e brezave të tanishëm, por edhe të shumë brezave të rinj.

Lëshohet në përdorim salla e re sportive në SH.F. „ Krume Kepeski “ në Pripor

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo