Kryeparlamentari Gashi në manifestimin qendror në Ohër për Ditën e Armtës





Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në manifestimin qendror në Ohër me rastin eDitës së Armatës – 18 Gushtit informon Tetovasot.
Me këtë rast, Kryetari Gashi përcjellë mirënjohjen për të gjithë pjesëtarët e Armatës për
profesionalizmin, përkushtimin dhe sakrificën e tyre në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.
“Një Armatë e fuqishme, profesionale dhe moderne është shtyllë e shtetit demokratik,
sovranitetit dhe stabilitetit institucional. Në një rajon që e njeh shumë mirë çmimin e
konflikteve, siguria ndërtohet përmes forcës së përgjegjshme, bashkëpunimit dhe besimit.
Si anëtare e NATO-s, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kontribuon vetëm në sigurinë
e saj, por edhe në sigurinë e aleatëve dhe në ruajtjen e paqes e stabilitetit në rajon dhe mëgjerë. Prandaj, investimi në Armatë është investim në demokraci, paqe dhe një të ardhme
evropiane më të sigurt për rajonin.” thekson kryetari Gashi.
Në këtë manifestim, Kryeparlamentarit Gashi i’u nda edhe Plaketa e madhe e Armatës nga
Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së RMV, gjeneral-major Sashko Llafçiski.
Urime 18 Gushti – Dita e Armatës!

Kryeparlamentari Gashi në manifestimin qendror në Ohër për Ditën e Armtës

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo