Kontrolle masive në Shkup, arrestohen katër persona me drogë





Shkup – Policia ka arrestuar katër persona në lokacione të ndryshme të Shkupit, pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur lëndë narkotike.

Sipas MPB-së, janë arrestuar S.M. (22) nga komuna e Sarajit, I.D. (40), O.I. (31) dhe një 16-vjeçar nga Shkupi. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar materie pluhurore ngjyrë kafe, materie pluhurore e bardhë, materie kokërrzore dhe marihuanë.

Pas dokumentimit të rasteve do të pasojnë kallëzimet përkatëse, raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo