Kryetari i komunës së Tetovës dhe një nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka shkruar pas vendosjes së gurthemelit dhe fillimit të punimeve për autostradën Shkup–Bllacë.
Kasami përmes një postimi në facebook ka shkruar se bëhet fjalë për një projekt strategjik që lidh dhe afron Maqedoninë e Veriut me Kosovën dhe që, sipas tij, ka rëndësi të veçantë ekonomike.
“Më në fund vendosëm gurthemelin dhe filluam punimet për 10 kilometrat e autostradës Shkup–Bllacë”, ka shkruar Kasami.
Ai thotë se projekti po realizohet, falë vizionit dhe përkushtimit të VLEN-it dhe Qeverisë.
“Ky projekt strategjik që na lidh dhe afron me Kosovën, me rëndësi të veçantë ekonomike, po jetësohet falë vizionit dhe përkushtimit të VLEN-it dhe të Qeverisë!”, ka shkruar Kasami.
Në fund, ai uroi qytetarët për fillimin e punimeve, duke shtuar: “I përgëzoj të gjithë qytetarët. Ta gëzojmë!”.