Kallëzim penal ndaj dy shtetasve turq





MPB Maqedoni njofton se Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër T.D. (55) dhe Z.D. (54) nga Turqia, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “zhvatje”.

“Të kallëzuarit, në vazhdimësi, nga viti 2019 deri në vitin 2026, me kërcënime kanë detyruar një 66-vjeçar nga Gostivari dhe djalin e tij 41-vjeçar t’u dorëzojnë ar të përpunuar me peshë totale prej 43 kilogramësh e 800 gramësh, me ç’rast në mënyrë të paligjshme, të kundërligjshme dhe me vetëdashje, ia kanë llogaritur vlerën e arit si lëndë e parë e shkrirë, por jo si produkte të përpunuara, me vlerë tregu dukshëm më të madhe”.

“Gjithashtu, të kallëzuarit, përmes shantazheve dhe mesazheve kërcënuese drejtuar djalit dhe familjes së tij, gjatë muajit shkurt 2025 e kanë detyruar 66-vjeçarin të nënshkruajë një parakontratë për shitblerjen e pronës së patundshme, përmbajtja e së cilës nuk i është lexuar te noteri në Gostivar”, thonë nga MPB.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo