NJPB Dibër ka ngritur kallëzim penal ndaj një 68-vjeçari nga fshati Dolgash i Komunës Qendër Zhupë, nën dyshimin për keqtrajtim të kafshëve.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 29.05.2026, rreth orës 18:30, kur F.I. (68) dyshohet se ka qëlluar me pushkë gjuetie në drejtim të një grupi qensh endacakë në fshat.
Nga të shtënat, njëri prej qenve ka ngordhur. Rasti është dokumentuar dhe ndaj personit është ngritur kallëzim penal.Tetovasot