Kallëzim penal ndaj 24-vjeçarit nga Manastiri, u kap me tabletë MDMA në Ohër





SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal ndaj një 24-vjeçari nga Manastiri, nën dyshimin për prodhim dhe lëshim të paautorizuar në qarkullim të drogave narkotike, si dhe pengim të dëshmimit.

Sipas policisë, më 03.08.2025, rreth orës 21:45, në një hapësirë parkimi në Ohër, gjatë kontrollit ndaj P.M. (24), nëpunësit policorë kanë gjetur një tabletë MDMA.

Sipas njoftimit, personi paraprakisht ka tentuar ta hedhë dhe ta shkatërrojë tabletën, ndërsa më pas ka kundërshtuar fizikisht veprimin e nëpunësve policorë.Tetovasot

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo