Irani thotë se është i përgatitur për një konflikt të zgjatur me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, ndërsa Teherani pretendon se ka rritur ndjeshëm prodhimin e armëve dhe municioneve gjatë luftës së fundit 40-ditore.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, Reza Talaei-Nik, tha se vendi është më i përgatitur për një luftë të gjatë dhe se prodhimi i armëve ka vijuar gjatë konflikteve të fundit.
Irani ndryshon doktrinën ushtarake: Nga mbrojtëse në sulmuese, shpërblime për kapjen e trupave amerikane
Sipas tij, prodhimi i disa armëve dhe municioneve strategjike është më shumë se trefishuar gjatë luftës 40-ditore.
“Irani është më i përgatitur se kundërshtarët e tij për një luftë të zgjatur, veçanërisht duke pasur parasysh se prodhimi i armëve dhe municioneve ka vazhduar pa ndërprerje gjatë konflikteve të fundit”, tha Talaei-Nik.
Ai përmendi gjithashtu modernizimin e armëve strategjike të Iranit, përfshirë raketat balistike dhe raketat lundruese.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes, një konflikt i gjatë do të krijonte vështirësi më të mëdha për kundërshtarët e Iranit, ndërsa Republika Islamike pretendon se prej kohësh është përgatitur për një skenar të tillë.
Talaei-Nik u cituar nga agjencia iraniane Tasnim, ndërsa deklaratat e tij vijnë në një periudhë tensioni të lartë mes Teheranit, Uashingtonit dhe Izraelit.