I dehur me 1.65 promilë ecën në mes të autostradës Gostivar–Tetovë dhe fyen policët





Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në magjistralen Gostivar–Tetovë, pranë nyjës “Tuçevisht”. Policia ka hasur një 50-vjeçar nga Negotina që po ecte në korsinë e rrugës, duke rrezikuar jetën e tij dhe të pjesëmarrësve në komunikacion. Alkooltesti tregoi 1.65 promilë alkool në gjak, ndërsa gjatë ndërhyrjes ai ka fyer dhe nënçmuar zyrtarët policorë. Tetovasot mëson se ndaj tij do të ndërmerren procedura penale dhe kundërvajtëse.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo