Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi humbi kontrollin mbi mopedin që drejtonte në Kavadar.
Aksidenti ndodhi më 7 gusht rreth orës 09:40 në rrugën “Goce Dellçev”, kur V.M. (49) u rrëzua me mopedin e tij “Aprilia”.
Ai u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore.
Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Raporton Tetovasot.