Hisen Xhemaili ka shprehur mbështetje për Artan Grubin, duke kërkuar që ndaj tij të zhvillohet një proces i drejtë dhe i paanshëm.
“Artan Grubi meriton proces të ndershëm, jo gjyq politik”, ka shkruar Xhemaili.
Sipas tij, në këtë rast nuk është në pikëpyetje vetëm fati i një politikani, por edhe besimi i qytetarëve në drejtësi.
“Sot në lojë nuk është vetëm ai – është besimi te drejtësia për të gjithë”, thekson Xhemaili.
Ai ka kritikuar atë që e konsideron si drejtësi selektive, duke theksuar se një standard i tillë nuk mund të konsiderohet drejtësi e mirëfilltë.
“Drejtësi selektive nuk është drejtësi!”, ka shkruar Hisen Xhemaili