Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se vendi ka nevojë për normalitet dhe stabilitet politik.
Haziri foli para takimit të Grupit Parlamentar të LDK-së dhe në prag të seancës për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Ne sot e kemi takimin e Grupin Parlamentar, nesër është konstituimi i Kuvendit, legjislatura e re.Koha po thërret që të ndërtohet normalitet, stabilitet politik në këtë Republikë. Roli ynë është me dhënë këtë kontribut. Tani gjithçka varet nga zhvillimi i bisedimeve”, tha Haziri, njofton Klankosova.tv.