Gostivar – Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj J.E. (20) nga fshati Zhivronicë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës.
Siç raporton Tetovasot, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar hashash.
Ai dyshohet për veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.