Grabitet një kazino në qendër të Shkupit nën kërcënimin e armës





Një grabitje e armatosur është regjistruar në një kazino në qendër të Shkupit, raporton Tetovasot.

Sipas informacioneve të policisë, një person i armatosur ka hyrë në kazino dhe, duke kërcënuar punonjësen me armë zjarri, ka marrë një shumë parash dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia po ndërmerr masa intensive për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo