Gostivar: Jaguar godet një vajzë 8-vjeçare, e mitura në gjendje të rëndë





Një vajzë tetëvjeçare ka pësuar lëndime të rënda pasi u godit nga një automjet në Gostivar.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi më 7 gusht rreth orës 21:30 në rrugën “Marko Simonovski”, ku një automjet “Jaguar”, i drejtuar nga A.O. (31), goditi të miturën.

Vajza është dërguar në Qendrën e Urgjencës në Gostivar, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Policia ka kryer këqyrjen dhe po heton rrethanat e aksidentit. Raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo