Futbolli i së ardhmes, 2 mijë robotë zbresin në Pekin (VIDEO)





Futbolli nuk është më vetëm për njerëzit! Në Pekin, robotët humanoidë kanë zbritur në fushë dhe po bëhen gati të shndërrohen në protagonistët e një prej eventeve më të veçanta sportive në botë. Në një seancë stërvitore, robotët luajtën futboll dhe jo vetëm. Ata sfiduan edhe në pingpong, përpara nisjes së Lojërave Botërore për Robotët.

Shifrat janë mbresëlënëse dhe interesi sa vjen dhe shtohet. Vetëm këtë vit marrin pjesë 666 ekipe dhe më shumë se 2 mijë robotë, një rritje spektakolare krahasuar me vitin e kaluar, kur ishin vetëm 280 ekipe dhe rreth 500 lojtarë të hekurt dhe me memorie të inteligjencës artificiale.

Në garë janë edhe ekipe ndërkombëtare nga 16 vende e rajone në gjashtë kontinente, përfshirë fuqitë e robotikës si Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Japonia.

Kompeticioni përfshin 51 disiplina, nga sprinti 100 metra, kërcimi së larti e së gjati, deri te sfida në fabrika, hotele, ambiente shtëpiake dhe misione të kërkim-shpëtimit. Një sport i pazakontë, por që duket se po na tregon diçka shumë të qartë: e ardhmja e sportit mund të mos jetë vetëm për njerëzit, por edhe për robotët!

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo