Egnatia e përmbys Shamrockun, kualifikohet në play-off

Egnatia ka shënuar një fitore të madhe në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Ekipi kampion i Shqipërisë triumfoi 5:1 në shtëpi ndaj Shamrock Rovers, në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Pas humbjes 3:1 në ndeshjen e parë, Egnatia e nisi fuqishëm ndeshjen sonte, teksa kaloi në epërsi qysh në minutën e katërt nëpërmjet Adjessa.

Shtatë minuta më vonë, Albanese e dyfishoi epërsinë e vendasve, kurse Gruda në minutën e 20-të shënoi për 3:00.

Në minutën e 38-të, Adjessa realizoi për 4:0.

Në fundin e pjesës së parë, Ndreca u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Egnatian për një pjesë me një lojtar më pak në fushë.

Por, kjo nuk ndikoi aspak në rezultat, madje Albanese realizoi për 5:0 në minutën e 58-të.

Krejt çfarë arritën të bënin mysafirët ishte goli i nderit i shënuar nga Burke në minutën e 74-të.

Kësisoj, Egnatia kalon në play-offin e Ligës së Konferencës, aty ku do të përballet me Lillestrom.

Në rast se e kalon edhe këtë pengesë, rrogozhinasit kualifikohen në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo