E rëndë në Ksamil, babai përplas aksidentalisht për vdekje vajzën e tij 4-vjeçare





Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Ksamil, ku një 4-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga babai i saj.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, rreth orës 11:30, në një parkim privat pranë plazhit në Ksamil, shtetasi E. M., teksa po kryente një manovër parkimi me automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka goditur aksidentalisht vajzën e tij 4-vjeçare.

Për pasojë, e mitura ka humbur jetën në vendngjarje.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të aksidentit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo