Dy gjoba nga 1.500 euro secila për një qytetar serb që dy herë ka vozitur me mbi 160 km/orë pranë Demir Kapisë

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82?
Në shtatë ditët e fundit në autostradën Gradsko-Demir Kapija janë bërë pesë denoncime penale ndaj qytetarëve të huaj për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, mes tyre edhe qytetarë të Holandës dhe Suedisë.

Qytetari serb D. P. (34 vjeç) ka marrë dy gjoba monetare nga 1.500 euro secila për veprën penale “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, njofton Prokuroria Themelore Publike e Kavadarcit. Ai u dënua në Gjykatën Themelore të Negotinës, pasi u arrestua të shtunën në mbrëmje në kufirin me Serbinë. Dy herë ka vozitur pranë Demir Kapijës me shpejtësi dy herë më të madhe se ajo e lejuar, ndërsa po kthehej nga pushimet në Greqi.

“Më 29 gusht në orën 23:20, në pikën kufitare Tabanovce, në dalje nga shteti, policët e privuan nga liria D. P. (34) nga Republika e Serbisë, pasi gjatë kontrollit të automjetit ‘Skoda’ me targa serbe, të drejtuar prej tij, përmes sistemit ‘Qytet i Sigurt’ u konstatua se në dy raste ishte evidencuar si autor i veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – Drejtim i pakujdesshëm i automjetit. Veprën e kreu më 22 gusht të këtij viti, në orën 13:42, në autostradën A1, pranë Demir Kapijës, D.P. drejtoi automjetin me shpejtësi 163 kilometra në orë, ndërsa më 20 gusht, në orën 19:40, në të njëjtën pjesë, përsëri drejtoi me shpejtësi 169 kilometra në orë. Në të dy rastet në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë”, njofton Ana Milevska-Gjorgjeva, zëdhënëse e Drejtorisë së Punëve të Brendshme Veles.

Në shtatë ditët e fundit, në territorin e Prokurorisë Themelore Publike të Kavadarcit, e cila mbulon pjesën e autostradës ku ndodhi vepra, Gradsko-Demir Kapija, janë pranuar pesë denoncime penale ndaj qytetarëve të huaj për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Përveç qytetarëve serbë, autorë kanë qenë edhe qytetarë të Holandës dhe Suedisë.

“Për këtë periudhë shtatëditore, pesë qytetarëve të huaj u janë shqiptuar katër gjoba maksimale prej 1.500 eurosh dhe një gjobë prej 1.000 eurosh. Të gjitha janë paguar menjëherë”, njoftuan nga Prokuroria Themelore Publike e Kavadarcit.

Nëse autori i veprës penale “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit” e tejkalon në mënyrë drastike shpejtësinë e lejuar, me më shumë se 70 km/orë në vendbanim ose 90 km/orë jashtë vendbanimit, dhe shoferi ka tashmë një dënim të mëparshëm për shkelje rrugore, automjeti konfiskohet, thuhet në Kodin Penal, nenet 297 dhe 300.

Në rastin e dytë të qytetarit serb të dënuar D. P., gjatë kryerjes së shkeljes së dytë, për vetëm një kilometër më pak i shpëtoi konfiskimi i automjetit. E drejtoi me 169 km/orë, ndërsa nëse do të kishte vozitur 170 km/orë, automjeti do t’i ishte konfiskuar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo