Drejtori i VLEN-it lavdërohet me foto të një viçi të shpëtuar nga flakët, por fotoja është nga Kalifornia, e bërë para 6 vitesh





Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Muhamed Ali, publikoi një fotografi me të cilën paraqiti gjoja shpëtimin e një viçi të vogël gjatë zjarrit të madh mbi fshatin Paligrad, në malin Kitka. Por fotografia nuk është bërë në Maqedoni, por është marrë nga një zjarr në Kaliforni në vitin 2020.

„Mes kaosit dhe flakëve të zjarrit, së bashku me zjarrfikësit e Qytetit të Shkupit arritëm të shpëtonim një viç të vogël që kishte mbetur i bllokuar në zonën e përfshirë nga zjarri. I vogël, i frikësuar, por i gjallë – një fitore e vogël në një ditë të vështirë“, shkroi Ali, përcjell TS.

Problemi është se fotografia e përdorur në publikim nuk ka asnjë lidhje me zjarrin pranë Paligradit. Ajo është publikuar në mediat amerikane në shtator të vitit 2020 dhe paraqet viçin Sharlin, i cili vërtet ishte shpëtuar nga një zonë e përfshirë nga zjarri në Kaliforni./TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo