Dhunë në familje në Tetovë, arrestohet 36-vjeçari pasi dëboi gruan dhe tre fëmijët nga shtëpia





Një rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në Tetovë.

SPB Tetovë njofton se më 7 gusht në ora 23:45 është arrestuar A.F. (36) nga rrethina e Tetovës, me banim në qytet.

Sipas denoncimit të bashkëshortes së tij 26-vjeçare, ai fillimisht e kishte dëbuar nga shtëpia së bashku me tre fëmijët e tyre të mitur dhe më pas e kishte sulmuar fizikisht.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës. Raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo