
Në orët e para të mëngjesit të 31 korrikut, policia në Gostivar arrestoi H.S. (34), pasi bashkëshortja e tij 36-vjeçare denoncoi se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare dhe i kishte marrë para si dhe çelësat e automjetit para se të largohej. Pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzimi përkatës.TS