Deputetja Sllavjanka Petrovska merr pjesë në Mëngjesin Nacional të Lutjeve të Ukrainës në Kiev





Deputetja në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska, po
merr pjesë në Mëngjesin Nacional të Lutjeve të Ukrainës, që po mbahet më 23 gusht 2026
në Kiev.
Mëngjesi Nacional i Lutjeve është ngjarje e rëndësishme shpirtërore dhe diplomatike që
bashkon udhëheqësit politikë, fetarë, qytetarë dhe ndërkombëtarë rreth përpjekjeve për
paqe, unitet, drejtësi dhe të ardhmen e Ukrainës. Në këtë ngjarje marrin pjesë përfaqësues
të lartë ukrainas, partnerë ndërkombëtarë, deputetë, udhëheqës fetarë, pjesëtarë të forcave
të armatosura, familje të ushtarëve të rënë, organizata humanitare dhe bamirëse, si dhe
udhëheqës të rinj. Mëngjesi Nacional i Lutjeve të Ukrainës mbahet nën patronazhin e
Presidentit të Ukrainës dhe e vazhdon traditën e filluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1953. Edicioni i këtij viti i Mëngjesit të Lutjeve ka rëndësi të veçantë historike, pasi
përkon me shënimin e 35-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës.
Në kuadër të takimit, deputetja Sllavjanka Petrovska realizoi takim me Igor Zhovkva,
zëvendësshef i Kabinetit të Presidentit të Ukrainës. Në takim, Petrovska konfirmoi
mbështetjen e fortë dhe të qartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Ukrainën dhe
riafirmoi përkushtimin për përpjekjet që synojnë arritjen e paqes së drejtë dhe të
qëndrueshme. Me këtë rast, deputetes Sllavjanka Petrovska iu dha Dekorata e Princeshës
Ollga, shkalla e parë, që iu dha nga Presidenti i Ukrainës më 4 shtator 2023, për kontributin
e saj personal në forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës.
Pjesëmarrja e Petrovskës në Mëngjesin Nacional të Lutjeve të Ukrainës është shprehje
solidariteti dhe mbështetjeje nga Republika e Maqedonisë së Veriut për popullin ukrainas
dhe institucionet ukrainase, në kohën kur vendi vazhdon të mbrojë sovranitetin, pavarësinë
dhe integritetin e tij territorial.


App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo