Më 19.08.2026, rreth orës 20:40, në SPB Shkup është raportuar për një aksident trafiku në kryqëzimin e bulevardit „Goce Dellçev“ me rrugën „Filipi i Dytë i Maqedonisë“ në Shkup informon Tetovasot.
Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti të udhëtarëve tip „xhip“, me targa të Shkupit, të drejtuar nga D.K. (38) nga Shkupi dhe një biçiklete të drejtuar nga N.J. (62) nga Shkupi.
Nga përplasja, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Institucionin Publik Shëndetësor „Shën Naum Ohridski“ në Shkup.
Një ekip hetimor i SPB Shkup ka kryer këqyrje në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.TS