Bllokimi i lëvizjes në kufirin Mali i Zi-Kroaci: Banorët e zonës hapin dyert e shtëpive për qytetarët në pritje





Kolonat e gjata në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë po vazhdojnë të shkaktojnë vështirësi për mijëra udhëtarë, mes tyre edhe shumë shqiptarë.

Në pikën kufitare Karasoviçi–Debeli Brijeg janë krijuar kolona që kalojnë 20 kilometra, mediat lokale kanë njoftuar se pritjet zgjasin deri në 10 orë, me raportime jozyrtare që flasin edhe për raste kur udhëtarët kanë pritur deri në 28 orë.

Mediat kroate kanë raportuar se banorët e zonës së Konavles kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për t’u mundësuar udhëtarëve përdorimin e tualeteve dhe pushimin, ndërsa autoritetet lokale kanë vendosur edhe cisterna me ujë të pijshëm për personat që qëndrojnë prej orësh të bllokuar në trafik, transmeton albinfo.

Autoritetet kroate u kanë bërë thirrje udhëtarëve që, nëse është e mundur, të përdorin itinerare alternative përmes Bosnjë dhe Hercegovinës ose të zgjedhin transportin detar nga Durrësi drejt porteve italiane, në mënyrë që të shmangin kolonat e gjata në kufirin Kroaci-Mali i Zi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo