KUSH JANË TË PRIVILEGJUARIT?
Raporti përfundimtar i Entit Shtetëror të Revizionit, i qershorit 2026, konstaton se Komuna e Tetovës ka lidhur marrëveshje për kompensimin e detyrimeve për rregullimin e tokës ndërtimore.
Programi komunal lejonte pagesën me këste vetëm me garanci bankare. Por Komuna zgjodhi kompensimin, edhe pse llogaria e saj ishte e bllokuar.
Revizioni është i qartë: kjo nuk ishte në përputhje me nenin 25 të Ligjit për qarkullimin pagesor, i cili ndalon pagesën përmes kompensimit kur pjesëmarrësi ka llogari të bllokuar.
❗ Prandaj kërkojmë të publikohet:
➡️ Data dhe numri i marrëveshjeve për kompensim;
➡️ Emri i investitoritëve që përfituan;
➡️ Shuma e komunaleve të kompensuara;
➡️ Çfarë pretendonte se u kishte borxh Komuna investitorëve;
➡️ Si dhe nga kush u vlerësua kundërvlera;
➡️ Kush i autorizoi dhe nënshkroi marrëveshjet;
➡️ Nëse lejët e ndërtimit u lëshuan pas kompensimit;
➡️ Nëse kjo mundësi iu ofrua çdo investitori apo vetëm të privilegjuarve të pushtetit.
PËRGJEGJËSIA PENALE E BILALL KASAMIT?
Organet e hetuesisë, duke marrë për bazë raportin zyrtar të Entit Shtetëror për Revizion duhet të vërtetojnë nëse ligji është anashkaluar me vetëdije për t’i siguruar përfitim një investitori të caktuar ose për t’i shkaktuar dëm Komunës, dhe për këtë personi zyrtar apo kryetari i komunës duhet të përgjigjet:
⚠️ Keqpërdorimi i pozitës dhe autorizimit zyrtar – neni 353 i Kodit Penal, me dënime që, varësisht nga përfitimi ose dëmi, shkojnë nga gjashtë muaj deri në tetë vjet burgim.
⚠️ Puna e pandërgjegjshme në detyrë – neni 353-v, nëse është shkelur detyrimi për veprim të ligjshëm, kontroll ose mbikëqyrje dhe është krijuar përfitim apo dëm.
⚠️ Falsifikimi i dokumentit zyrtar – neni 361, nëse në marrëveshje, përllogaritje, vlerësime ose evidenca janë futur të dhëna të pavërteta apo janë fshehur fakte vendimtare.
Dyshimi politik, institucional dhe juridik në këtë rast është i pashmangshëm. A u përdor kompensimi i ndaluar, për t’ua hapur derën vetëm disa investitorëve të privilegjuar të pushtetit?
Standardet e dyfishta në Komunën e Tetovës janë bërë përditshmëri. Në komunën e Tetovës aktualisht kemi “një ligj” për qytetarët dhe “një marrëveshje të posaçme” për investitorët e afërt me pushtetin!