Besar Sejdi nga Unioni i Studentëve, publikon fotografi nga Bërvenica në ditën e shpalljes së zgjedhjeve lokale
Kryetari i Unionit të Studentëve në Universitetin e Nënë Tereza, Besar Sejdi, ka publikuar një fotografi të përbashkët nga komuna e Bërvenicës, i shoqëruar nga kolegët Amir Memishi, Çlirim Iseni, Suhejb Memedi, Besjan Rexhepi dhe Jon Selimi.
Fotografia është publikuar pikërisht në ditën kur kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, pas ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të komunës.
Sejdi e shoqëroi postimin me një mesazh të shkurtër:
“Bashkë në Bërvenicë.”
Publikimi ka tërhequr vëmendje për shkak të kohës kur është bërë, ndërsa zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë pritet të zhvillohen pas shpalljes zyrtare të datës nga institucionet kompetente.