BDI përshëndet gatishmërinë e shprehur nga kryeministri Hristijan Mickoski për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nëse këtë e kërkon opozita





Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet gatishmërinë e shprehur nga kryeministri Hristijan Mickoski për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nëse këtë e kërkon opozita.

E kërkojmë.

Më në fund edhe kryeministri e ka kuptuar se kjo gjendje është e paqëndrueshme dhe se vendi ka nevojë për një mandat të ri politik.

Qeveria e humbi legjitimitetin për të vazhduar me izolimin evropian, degradimin e marrëdhënieve ndëretnike, cenimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe dobësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione.

Prandaj, BDI kërkon që deklarata e kryeministrit të shndërrohet menjëherë në veprim.

Kërkojmë që brenda ditëve të përcaktohet afati më i shpejtë kushtetues, të fillojnë përgatitjet zgjedhore dhe qytetarëve t’u jepet mundësia të vendosin për drejtimin e vendit.

Nëse oferta e kryeministrit është serioze, nuk ka arsye për vonesa, arsyetime apo kalkulime politike.

Opozita e ka dhënë përgjigjen e saj.

BDI është e gatshme.

Le të shpërndahet Kuvendi.

Le të caktohet data.

Le të shkojmë në zgjedhje.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo