BDI: Mashtrimi i S”VLEN-it thellohet: Edhe Alternativa vazhdon të figurojë si parti e veçantë, me kryetar të ndryshuar fshehurazi





Edhe partia Alternativa vazhdon të figurojë si subjekt politik aktiv në Regjistrin Qendror.

Dokumentet zbulojnë edhe një skandal tjetër: drejtuesit e Alternativës e kanë zëvendësuar kryetarin e partisë pa e informuar as anëtarësinë dhe as opinionin publik.

Sipas të dhënave në Regjistrin Qendror, kryetar i Alternativës figuron Zekirija Berisha, shef i kabinetit të ministrit Bekim Sali.

Kur është zgjedhur Zekirija Berisha kryetar? Cili organ partiak e ka marrë këtë vendim? Pse ndryshimi është mbajtur i fshehtë? A e dinë anëtarët e Alternativës se kush e drejton juridikisht partinë e tyre?

Kemi një rast skandaloz dhe me gjasë të paprecedentë: një parti ndryshon kryetarin në dokumentet zyrtare, ndërsa këtë fakt e fsheh nga qytetarët dhe nga anëtarët e vet.

BESA vazhdon të ekzistojë me Bilall Kasamin kryetar. Alternativa vazhdon të ekzistojë me Zekirija Berishën kryetar. Të ashtuquajturën “shkrirje” e kanë vetëm për konferenca dhe propagandë.

Partitë, kryetarët, vulat dhe interesat vazhdojnë veçmas.

S’Vleni-i është mashtrim nga themeli deri në majë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo