Arrestohet tiktokeri Nebi Imeri





Më 27 gusht 2026, rreth orës 20:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria tiktokerin Nebi Imeri (32) nga fshati Bogovinë.

Sipas denoncimit të një 38-vjeçari, Imeri dyshohet se në një rrjet social kishte publikuar fotografi të tij, duke pretenduar se ai i kishte borxh para.

Pas rreth 24 orësh të kaluar në stacionin policor në Tetovë, Nebi Imeri është liruar. Ndërkohë, policia vijon me procedurat për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo