Arrestohet një shtetas i Kosovës pasi u kap duke vozitur me 220 km/h në autostradë





Sot (03.08.2026), në ora 08:41, në autostradën A1, te parkingu Miletkovo, zyrtarët policorë të SPB Strumicë – DPB Gjevgjeli kanë privuar nga liria shtetasin e Kosovës Sh.Z. (36).

Gjatë kontrollit të trafikut, policia ka konstatuar se ai po drejtonte një veturë të tipit “Mercedes” me targa të Kosovës me shpejtësi prej 220 kilometrash në orë, në një segment rrugor ku shpejtësia maksimale e lejuar është 120 kilometra në orë.

Ndaj personit do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo